Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro ka dalë në krye pas raundit të parë, por gara do të vazhdojë në raundin e dytë, ku për rival do të ketë ish-kryetarin e Sao Paulos, majtistin Fernando Haddad.

Kjo reflektohet në rezultatet e publikuara nga Komisioni Zgjedhor i Shtetit, ku Bolsonaro ka fituar 46.7 për qind të votave, ndërsa Haddad mori 28.37 për qind.

Raundi i dytë i votimit vjen kur asnjë kandidat nuk ka fituar shumicën e votave.

Përballja do të mbahet më 28 tetor, dhe sipas disa sondazheve të fundit, në raundin e dytë në Haddad mund të fitojë ndaj Bolsonaros.

Bolsonaro, një ish-kapiten në ushtrinë braziliane, i cili mbështeti diktaturën në vitet ‘64 – ‘85, thotëse do i shpallë një luftë vendimtare kundër krimit dhe korrupsionit në vend.

Shumë inestitorë duan të shmangin kthimin e Partisë Laburiste të majtë në pushtet pas sundimit të saj në 2003-16, ku ekonomia e tetë më e madhe botërore është zhytur në recesionin më të keq të dekadës së fundit.

Haddad, një ish-ministër arsimi dhe kryetari i Sao Paulos në një mandat të vetëm, u bëri thirrje brazilianëve për t’i dhënë zë mbështetjes së tij të shprehur ndaj themeluesit të partisë dhe ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, të cilin shumë votues lidhin me një kohë të suksesshme ekonomike dhe reduktimin e pabarazisë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re