Blloku i qendrës së majtë të Danimarkës ka siguruar shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme. Kjo për Partinë Social Demokrate te kryeministres në detyrë Mette Frederiksen shihen si një votë besimi për trajtimin e pandemisë dhe udhëheqjen e saj për të kapërcyer edhe një krizë tjetër aktuale.

 

Social Demokratët siguruan mbështetjen e tyre më të fortë në më shumë se dy dekada, me gjithë kritikat ndaj mandatit të Frederiksen për të pasur pushtet të centralizuar.

 

“Unë jam jashtëzakonisht e lumtur dhe krenare. Ne socialdemokratët kemi bërë zgjedhjet tona më të mira në më shumë se 20 vjet. Ne jemi e vetmja parti e vërtetë popullore në Danimarkë . Por për të qenë kështu, ka detyrime dhe përgjegjësi, dua të bëj gjithçka për të përmbushur këtë”, është shprehur kryeministrja e Danimarkës Frederiksen.

 

Blloku mori 87 vende në parlamentin me 179 vende, i cili do t’i jepte një shumicë në parlament. Ajo mund të fillojë negociatat me kryeministrin e mëparshëm, Lars Lokke Rasmussen, dhe partinë e tij të re e cila gjithashtu ka bërë fushatë për një koalicion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re