Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë pasditen e kësaj të diele në Elbasan, ku ka prezantuar para demokratëve kandidatin për kryetar bashkie Luçiano Boçi.

 

Në fjalën e tij, Meta tha se rezultati për zgjedhje në këtë qark do të jetë 7 me 0 në favor të opozitës.

 

Meta shtoi se është krim që të lihen qytetarët bashkive të këtij qarku në dorë të Rilindjes.

 

“I dashur kryebashkiak i Elbasanit, Luçiano Boçi. Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën kur Boçi la mandatin e deputetit për t’ju kthyer identitetin qytetarëve. Qyteti u nëpërkëmb nga sekti i Rilindjes. Ti nuk je vetëm përfaqësues i koalicionit tonë, por përfaqësues i opozitës qytetare elbasanas. Faleminderit që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit. Elbasani duhet të dalë 7-0. Është krim të lëmë popullin e Gramshit në dorë të atyre që zihen me grushte, apo atyre të Librazhdit që zihen për tenderat. Ndaj votoni kandidatët tanë.”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re