Skip to content

Zgjedhjet në Greqi, Fatos Malaj në Panorama TV: E çuditshme sesi shqiptarët votuan partinë e Mitsotakis, është kundër politikave të emigracionit! Shqetësuese është hyrja…





Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Greqisë, Fatos Malaj, është shprehur se shumë shqiptarë që kanë dokumentacionin grek kanë votuar partinë e kryeministrit Mitsotakis, megjithëse sipas tij, kjo forcë politike është kundër politikave lehtësuese për emigrantët.

Komentet Malaj i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se shqetësues është fakti i hyrjes në Kuvendin e Greqisë të tre partive të ekstremit të djathtë, që sipas tij, dyshohet se financohen nga Rusia.

“Është një parlament i përbërë nga 8 forca politike. Nuk pritet hyrja në Parlament hyrja e forcave të ekstremit të djathtë. Surprizë ishte hyrja e partisë së Spartanëve. Është një forcë politike e mbështetur nga Agimi i Artë, që janë dënuar si forcë terroriste dhe ekstremiste. Nuk njiheshin as liderët e kësaj force politike. Hynë në parlament me 4.5 % me 12 dëputetë.

Qeveria e Mitsotakis pritet të mbajë zotimet e saj për ngritjen e rrogave dhe pensioneve, ecjen e duhur të Greqisë brenda BE-së. Pritej rënia e focës së SYRIZA-s në këtë masë. Hyjnë në Parlament me 48 deputetë. Nuk ka ndodhur asnjëherë në Greqi që forca më e madhe opozitare të hyjë me kaq deputetë. Ka një rritje të PASSOK dhe pritet që kjo parti të marrë mbi supe forcën opozitare. Nuk besoj të ndryshojë diçka përsa i përket politikave të emigracionit. Nuk kanë çfarë të presin diçka që të ketë një ndryshim.

Me një opozitë të dobët që nuk do të ketë mundësi të ndërhyjë. Shumë shtetas shqiptarë me nënshtetësi greke kanë votuar këtë forcë politike të djathtë që ka qenë kundër marrjes së nënshtetësisë greke, të pasaportave, etj. Ktej shqiptarët bëhen më Krisht nga Krishti, më besimtarë nga Krishti. Është e çuditshme sesi shumë shqiptarë votuan Demokracinë e Re.

Shqiptarët kërkojnë marrje të nënshtetësisë, pensionet, punësimi, arsimimi, pra këto janë kërkesat e emigrantëve shqiptarë. Nuk shoh të ndryshojë diçka për mirë në këtë 4-vjeçar. Qeveria e Demokracisë së Re nuk ka dhënë prova për ndryshime të ligjeve në të mirë të emigrantëve. Tani që kanë hyrë edhe tre forca ekstremiste të së djathtës, ND do të mundohet që t’i ndryshojë këta persona që kanë votuar këto forca, duke shtrënguar politikat e emigracionit. Spartanët është një forcë Nasiste. Përflitet se ka ndikim nga jashtë nga Rusia”, është shprehur Malaj.

“”