Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Himarës.

Në një lidhje live me News24, ai tha se zgjedhjet e ditës së sotme në Himarë, i bëjnë zgjedhjet në Venezuelë të duken “lule”.

Sa i përket faktit që mbi 6 mijë persona nuk mundën të votonin për shkak të skadencës së mjetit të identifikimit, Balliu tha se opozita nuk mund të kontrollonte mbi 6 mijë persona, është qeveria ajo që duhet ta zgjidhte dhe po ashtu edhe KQZ.

Pyetjes nëse opozita do ta pronojë rezultatin e zgjedhjeve, Balliu u përgjigj duke thënë se kandidati i opozitës dhe dega e PD në Himarë do të dale me një deklaratë pas shpalljes së rezultatit.

Balliu: E para nuk mund të them që ne nuk e dinim. Rreth dy javë më parë kanë ardhur denoncime të tilla dhe unë i kam komentuar.

Fakti që qeveria e dinte këtë gjë është e rëndë, sepse është qeveria ajo që duhet ta zgjidhë. KQZ po ashtu duhet të merrte masa dhe ta zgjidhte.

Ne jemi në opozitë dhe nuk mund t’i kontrollojmë 6 mijë persona.

Zgjedhjet në Himarë, i bëjnë zgjedhjet në Venezuelë të duken lule. Këtu pushon se ekzistuari fjala demokraci, në momentin që përjashton qytetarët nga e drejta e votës.

Opozitës i takon të gjejë një formë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një mënyrë është qeveria teknike.

Do ti pranoni këto zgjedhje?

Kandidati dhe dega e PD do të ketë një deklaratë publike  pas daljes së rezultatit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re