Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pasi qytetarët me ID të skaduara nuk u lejuan të votojnë në zgjedhjet e pjesshme në Himarë, që zhvillohen ditën e sotme (4 Gusht).

KQZ shprehet se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

Ndërsa shtoi se për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat.

“‼️ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sjell në vëmendje se nuk është organi kompetent për shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit.

Për zgjedhësit mbi 75 vjeç vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit është pa afat. Kështu përcaktohet në ligjit nr. 89/2020, datë 09/07/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar””, thuhet në reagim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re