Skip to content

Zgjedhjet në Izrael, arabët diktojnë qeverinë e re pa Netanjahun kryeministër

108906780 hi056712169

Ligjvënësit arabë në Izrael kanë rekomanduar që ish-shefi i ushtrisë Benny Gantz të bëhet kryeministër.

Zgjedhjet e javës së kaluar e zunë ngushtë liderin aktual Benjamin Netanjahu, i cili kishte vota më pak se Gantz dhe tani që të dy tani po përpiqen të ndërtojnë një koalicion qeverisës.

Lista e Përbashkët, blloku i partive arabe që fituan në vendin e tretë, thonë se dëshirojnë ta heqin Netanyahun nga pushteti.

Kjo është hera e parë që nga viti 1992 që një grup politik arab ka treguar miratim për kryeministrin.

Këto janë zgjedhjet e dyta të përgjithshme të Izraelit këtë vit. Të parat, që u mbajtën në prill, nuk arritën të formonin qeveri, duke u hapur rrugën përsëritjes së tyre pas më pak se gjashtë muajsh.