Skip to content

Zgjedhjet në Kanada, Trudeau fiton mandatin e tretë si kryeministër

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka fituar mandatin e tij të tretë, pasi Partia e tij Liberale u shpall fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura të hënën.

Liberalët fituan 38 për qind të votave bazuar në rezultatet e përkohshme ndërsa Blloku Konservator fitoi 33 për qind.

Partia e re Demokratike, e udhëhequr nga Jagmeet Singh, fitoi 16 për qind të votave, ndërsa Partia e Gjelbër ekologjike fitoi 4.7 për qind.

Kryeministri i Kanadasë të martën falënderoi qytetarët për votën dhe besimin e treguar.

“Faleminderit Kanada që votove dhe tregove besimin tënd në ekipin liberal, që zgjodhe një të ardhme më të ndritur. Ne do t’i japim fund luftës kundër COVID-19 dhe do ta çojmë Kanadanë përpara. Për të gjithë”, tha Trudeau.