Ndërsa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, rezultatet zyrtare paraprake japin një konfigurim të qartë se kush do t’i udhëheqë disa nga komunat në Republikën e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një rezultat negativ në zgjedhjet e 17 tetorit, ku nuk ka arritur të marrë asnjë komunë në raundin e parë, edhe pse udhëheq në disa prej tyre, shkon në balotazh.

Partia Demokratike (PDK) ka arritur të fitojë 4 komuna pa nevojën e balotazhit, përkatësisht Skenderaj, Ferizaj, Mitrovicë, Hani i Elezit. Gjithashtu udhëheq në Kaçanik, por do të përballet në balotazh me LVV.
LDK ka fituar dy komuna, Pejë dhe Lipjan, ndërkohë AAK, ka marrë Suharekën dhe Deçanin.

Lista serbe ka dalë më e fituar në këto zgjedhje pasi ka fituar 9 prej 10 komunave në të cilat garonte.

Vlen për tu theksuar, se tashmë janë përcaktuar 17 kryetarë të rinj të komunave në Kosovë dhe 21 të tjera do të duhet të garojnë në raundin e dytë për të mësuar kryetarin e tyre.

Disa nga komunat e rëndësishme që do të kenë nevojë për një raund të dytë, pasi shkojnë në balotazh janë:

Prishtina, Prizreni, Gjilani, Podujeva dhe Gjakova

Në zgjedhjet e së dielës, morën pjesë rreth 43 për qind e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re