Në një synim të qartë ndaj votës muslimane, kryeministri Kurti ka potencuar kujdesin qeveritar ndaj xhamive në Kosovë.
Shkruan ai, duke ilustruar me foto: “Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore islame.
Aktualisht, punimet e restaurimit po vazhdojnë në Xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, për të cilën kemi ndarë 1.5 milionë euro; në Xhaminë Sudi Efendi në Prishtinë, me investim 600 mijë euro; në Xhaminë e Çokut në Junik, 500 mijë euro; dhe në Xhaminë e Burojës në Skenderaj, për restaurimin e së cilës kemi ndarë 400 mijë euro.
Së shpejti do të nisin punimet edhe në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren.
Trashëgimia kulturore fetare, pa dallim dhe në gjithë vendin, mbetet prioritet i Qeverisë sonë”.
Kujtojmë se Kosova gjendet para një zhvillimi të rëndësishëm politik, siç janë zgjedhjet, ndaj dhe joshje të tilla vote janë mëse të zakonshme. Nga ana tjetër faktori musliman në Kosovë ka dhe një shpërndarje te forcat kryesore politike, pas patur ende një forcë të vetën prestigjoze. /tesheshi.com/
