Burim Ahmetaj, shefi ekzekutiv i Sekretarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë me dije se ditën e shtunë në Kosovë ka mbërritur kontigjenti i parë me vota nga diaspora.

Bëhet fjalë për rreth tre mijë zarfe nga posta e shpejtë. Më tej Ahemtaj shtoi se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për ditën e votimit, ndërsa pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë.

“Kemi zhvilluar komunikimin me ta për votat me postë, po ashtu edhe përmes postave të shpejta dhe të njëjtën do ta përdorim. Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 mijë zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontingjenti i parë. Jemi në fazën e furnizimit dhe shërbimeve për t’i kryer këto aktivitete, jemi në fazën e trajnimit të këshillave të vend votimeve. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe janë shpërndarë kabinat e votimit, dhe sipas informacioneve pritet që fletëvotimet të arrijnë të premten në Kosovë ”, -tha Ahmetaj.

(R.G/Faxweb)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re