Skip to content

Zgjedhjet në Kosovë/ Shkoi për të votuar, gjen vdekjen 81-vjeçari në qendrën e votimit

Në fshatin Biqec të Kaçanikut ka vdekur një 81 vjeçar derisa ishte duke marrë fletvotimin për të votuar, shkruan Gazeta Metro.

Rastin e ka konfirmuar Kemal Dullovi menaxher i Qendres Jusuf Gervalla ne Biqec. Dullovi ka thënë se 81 vjeçari ishte duke marrë fletvotimin derisa ka rënë mbrapa.

“Personi ka rënë në tokë dhe më pas i biri me tre persona e kanë futur në veturë për ta dërguar në emergjencë. Gjatë rrugës 81 vjeçari ka ndërruar jetë”, ka thënë Dullovi. Gjithashtu është bërë e ditur se viktima ka qenë me vendbanim në Shkup.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb