Diplomati Sokol Gjoka, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në Kosovë.
Gjoka tha se zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan me një frymë të qetë dhe demokratike, teksa theksoi se kjo nuk është hera e parë që Kosova mban zgjedhje paqësore.
Diplomati tha se vota e elektoratit tregoi se qeveria e re nuk do të jetë monopartiake dhe se ajo do të krijohet në bazë të aleancave dhe koalicioneve, në mënyrë që Kosova të përballojë sfida të rëndësishme.
Gjoka: Zgjedhjet u zhvilluan në një frymë të qetë në një frymë demokratike. Nuk është hera e parë që Kosova zhvillon zgjedhje të tilla. Kjo votë e elektoratit të Kosovës përmban përzgjedhje demokratike për qeverinë e ardhshme. Pra qeveria e ardhshme nuk do të jetë monopartiake apo me një shumicë të madhe. Kjo zgjedhje i çon partitë që të hyjnë në aleanaca, koalicione në mënyrë që Kosova të përballë sfida të rëndësishme.
Më tej ai tha se për Vetëvendosjen ekziston mundësia e krijimit të një koalicioni me partitë e pakicave kombëtare, përveç Listës Serbe.
“Koalicioni i Vetëvendosjes nuk ndodh me Listën Serbe nga platforma që ka. Nuk shkon me Listën Serbe. Mund të ndodhë një koalicion me partitë e minoriteteve të tjera, por mund të jetë një koalicion i brishtë,” u shpreh Gjoka.