Skip to content

Zgjedhjet në Kosovë/ Vëzhguesja Jeta Krasniqi tregon për incidentet e ndodhura gjatë procesit të votimit

Gjatë një interviste të dhënë për Fax Neës, vëzhguesja Jeta Krasniqi tregoi se procesi zgjedhorë ka shkuar i qetë pa ndonjë incident serioz që mund të dëmtonte proocesin, por ka pasur vetëm disa parregullsi.

Ajo tha se janë konstatuar raste të fotografimit të votës si dhe ofrim asistence më shumë se një person duke mos u rregjistruar në librin e votuesit. Ndër të tjera Krasniqi u shpreh se se deri në orën 3 të pasditese sipas shifrave zyrtare të KQZ-së numri i qytetarëve të cilët kanë votuar ka qenë 32%.

“Deri më tani mund të themi se në përgjithësi procesi zgjedhorë ka shkuar i qetë pa incidente seriuoze të cilët mund të dëmtojnë vetë procesin. Duket që ka një numër të madh të2 votuesve të cilët janë duke dalë për të votuar, ka rradhë të gjata të cilët pop resin në vendvotime për të dalur.

Kishim në fillim pak frikë që si do të ndikonte moti pasi sot është një mot i ftohtë dhe ka reshje të dëborës, por po duket që kjo nuk i ka ndaluar qytetarët për të dalur për të votuar. E kemi parë që në orën 3 me shifrat zyrtare të KQZ-së  janë diku te 32% e qytetarëve që kanë të drejtë vote që kanë dalë për të votuar.

Incidentet të cilat kemi parë apo parregullsi kanë pasur në momente të caktuar në raste të izoluara fotografim të votës apo ofrime asistence për votim më shumë se një person duke mos u rregjistruar në librin e votuesit. Pra janë parregullsi të vogla të cilat mund të themi se deri më tani nuk janë duke e dëmtuar procesin në përgjithësi, pra është një process i rregullt zgjedhor” – u shpreh Krasniqi.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb