Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Prefekti i qarkut të Kukësit Granit Gjana shpreh bindjen se Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatin më të mirë për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit.

 

Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Gjana deklaroi se Albert Halilaj ka hartuar një platformë shumë të mirë për qytetarët, ndërsa pjesëmarrjen në vendort e mendon se do të jetë më e ulët se ajo e 14 majit.

 

Ndërsa sa i takon skandalit të Safet Gjicit, ai thotë se ish-kryebashkiaku mori përgjegjësitë e veta personale dhe u dorëhoq.

 

Sipas Gjanës, qytetarët mendojnë për të ardhem e Kukësit dhe nuk merren me çështje që u takojnë individëve të caktuar.

 

Intervistra e plotë:

 

Cila është situata në aspektin organizativ të zgjedhjeve?

 

Situata në bashkinë e Kukësit në fushatë ka shkuar normalisht, nuk kemi pasur asnjë problematikë deri tani. Kandidati jonë Albert Halilaj po shpalos një platformë shumë të qartë dhe shumë dinjitoze që të përfaqësojë qytetarët e Kukësit në mandatin 4-vjeçar për drejtimin e Bashkisë së Kukësit.

 

Ndërkohë nga pala tjetër, nuk kemi parë asnjë gjë deri tani, thjesht takime. Kjo tregon një frikë që ka Sali Berisha, Gazment Bardhi apo shumë të tjerë për Bashkinë e Kukësit, sepse të gjithë qytetarët e Kukësit janë një mbështetje totale për kandidatin tonë Albert Halili i cili është një alternativë më e mirë e mundshme.

 

Z.perfekt, po flisni qartësisht si përfaqësues i PS. Zgjedhjet janë të jashtëzakonshme pasi kryetari juaj dha dorëheqjen në muajin qershor pas skandalit seksual. Si ka ndikuar kjo ngjarje në jetën e qytetit?

 

Punët kanë vazhduar normalisht. Për atë ngjarje ish kryebashkiaku ka marrë përgjegjësitë e veta dhe ka dhënë dorëheqjen. Është një përgjegjësi individuale. Ne kemi shkuar pranë çdo fshati, pranë çdo njësie dhe deri tani nuk është se është marrë njeri me atë çështje, por njerëzit duan të kenë besim se çfarë do bëhet me ta për vazhdimësinë. Për atë ngjarje mori përgjegjësitë e veta individi dhe tani ata duan të dinë se çfarë do bëhet me qytetin e me zhvillimin e qytetit. Kryetari i bashkisë është një njëri i rëndësishëm në qytet, pasi është në shërbim të qytetarëve dhe normalisht kandidati jonë ka një platformë shumë të qartë se çfarë do bëjë për 4 vitet e ardhshme.

 

Në zgjedhjet e 14 majit, Gjici juaj, pra i PS, kaloi përtej 49% të votave. A mund të thuhet se mund të ketë një tkurrje të pjesëmarrjes dhe si mendoni ju se do dalë rezultati?

 

Pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë në 14 maj, duke qenë se ka një veçanti kur kanë qenë edhe kandidatët për këshillat bashkiakë që kanë nxjerrë një numër të madh në votime. Në këto votim do jetë më e ulët pjesëmarrja, sipas bilanceve tona. Në fushatën që ne kemi bërë ka njëinteres të madh për të dëgjuar se çfraë do bëhet me ta. Nuk është thjesht zgjedhja e një individi, por bëhet fjalë për qytetin se çfarë do ndodhë në datën 25, sepse në datën 25 duhet të vazhdojë jeta dhe puna normalisht. Ne kemi treguar që ne jemi një forcë që zhvillojmë qytetin. Kandidati tjetër nuk ka bërë asnjë platformë se çfraë do bëj me qytetin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re