Në 24 shtator qytetarët e Kukësit do të thirren për herë të dytë për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Dekretimi i datës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e veriut u bë nga presidenti Bajram Begaj në kapërcim të afateve ligjore dhe kushtetuese.

Rizhvillimi i garës elektorale në Kukës erdhi pas shkarkimit nga qeveria të fituesit të vendoreve të majit. Safet Gjici iku pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij në bashki.

Ish kryebashkiaku i Kukësit është ai arrestuar dhe në burg për akuzën e korrupsionit.

Me zyrtarizmin e datës së zgjedhjeve në kampin e socialistëve kandidatët më të mundshëm janë Albert Halilaj prefekti i qarkut Kukës ose paraardhësi i tij Ali Hallaçi që qeveria e liroi nga detyra pak javë më parë.

Në kampin e përçarë të djathtë mungon vendimmarrja. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i dyshes Sali Berisha dhe Ilir Meta ende nuk kanë vendosur për kandidatin e tyre.

Mbetet për tu parë nëse në garë do të futet Lulzim Basha. PD-ja që ai drejton nuk mori pjesë në zgjedhjet e majit për kryetarin e bashkisë së Kukësit.

Nëse do të kërkojë të regjistrohet për 23 shtatorin, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të rikthehen debatet për logon dhe vulën e PD-së por këtë herë në një situatë edhe më të komplikuar ligjore, me Lulzim Bashën kryetar të zgjedhur por të paregjistruar në gjykatë dhe me Enkelejd Alibeaj të dorëhequr nga kryetari i komanduar. Për të tretën herë brenda pesë muajve KQZ do të duhet të organizojë zgjedhjet në afate të ngushta kohore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re