Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit, që të emërojnë anëtarët e grupeve të numërimit të votave pa humbur kohë.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, KQZ shpehet se kjo procedurë duhet të kryhet sa më parë, në mënyrë që të vijojë numërimi i pandërprerë i votave.

Në këto zgjedhje të pjesshme kishte një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Reagimi i KQZ:

Pas përfundimit të tyre në dorëzim të gjitha kutive të votimit dhe pranimit të tyre të rregullta në masën 100% nga KZAZ Kukës, KQZ Shqipëria i bën subjekteve zgjedhore që kanë të drejtë të emërojnë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave që të veprojnë pa humbur kohë dhe të vijojnë me argumentin ligjor të numërimit të votave në mënyrë të pandërprerë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re