Kanë nisur pranë KQZ-së testimet e para për votimin e elektronik që do të përdoret për zgjedhjet vendore në bashkinë e Kukësit.

Votimi elektronik u aplikua në disa bashki edhe në zgjedhjet e 14 Majit, si Vorë, Kamëz e Elbasan, rezultati prej të cilave, doli vetëm pas 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit.

Në lidhje me eksperiencën e muajve më parë, procesi i votimit elektronik, hasi disa problematika në lidhje me mosfunksionimin e pajisjeve apo dhe identifikimin biometrik.

Edhe pasi kuksianët e votuan më 14 Maj kryebashkiakun e tyre, më 24 Shtator do të bëhen sërish votime në këtë bashk. Këto zgjedhje të parakohshme vijnë pas skandalit të publikuar ku përfshihej kryetari i kësaj bashkie, Safet Gjici.

Në garë do të jenë, kandidati i mazhorancës, Albert Halilaj, ish-prefekt i qarkut të Kukësit, dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re