Kuvajtianët shkuan në qendrat e votimit të fundjavë për të zgjedhur një parlament të ri në këtë vend të Gjirit të pasur me naftë.

Këto ishin zgjedhjet e para në Kuvajt nën udhëheqësin e ri Naëaf al-Ahmad Al Sabah, i cili mori pushtetin në shtator të këtij viti, duke pasuar vëllain e tij të madh, të ndjerin Emir Sabah.

Sipas rezultateve të publikuara të dielën, 24 nga 50 vende në Asamblenë Kombëtare u fituan nga kandidatë që i përkasin ose janë më të prirur për opozitën, krahasuar me 16 në parlamentin e fundit.

Dhe megjithëse 29 gra kandiduan gjithahtu, asnjëra prej tyre nuk u zgjodh këtë herë.

Vëzhguesit besojnë se zgjedhja e 30 kandidatëve nën moshën 45 vjeç u dërgon një mesazh premtues të rinjve që shpresojnë për ndryshime dhe reforma në Kuvajt.

Lëvizja Kushtetuese Islame (ICM) e lidhur me Vëllazërinë Myslimane fitoi tre vende, ndërsa kandidatët nga pakica shiite fituan gjashtë.

Analisti kuvajtian Ayed al-Mana i tha AFP se “po vërehet një ndryshim i madh në përbërjen e Asamblesë së re Kombëtare, duke shtuar se është një tregues i rebelimit të votuesve për shkak të mënyrës së marrjes së vendimeve nga parlamenti i mëparshëm, si dhe një tregues i dëshirës së votuesve për ndryshime; në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe shërbime të ndryshme.

Ashtu si shumica e vendeve në Gji, ekonomia e Kuvajtit është goditur rëndë nga pandemia, sidomos nga ulja e e çmimeve të naftës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re