Ish-kandidati i skualifikuar nga gara për kreun e PD-së, Ibsen Elezi ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Këshillin Kombëtar të Partisë demokratike ku u përzgjodhën 300 delegatët e rinj. Elezi përmes një postimi në facebook ka atakuar sërish kryedemokratin Basha, duke thënë me ironi se ky Kuvendi i kthesës së madhe ndodhi dhe tashmë PD është shndërruar plotësisht në “Partinë e Republiksave të Rinj”.

Postimi i plotë: Kuvendi i ktheses !

Do mbahet mend si kuvendi i ktheses se madhe, kthimin perfundimtar te PD ne Partine e Republikasve te Rinj.

Kete kthese historike e vulosi vete Doktori me kthimin i tij ne Luledhims dhe si garanci per rrenimin e planifikuar te PDSH.

Nuk e kisha kuptuar me pare thelbin e shprehjes se nje “autokrat” i madh mund te jete po aq servil i madh.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re