Skip to content

Zgjedhjet në Mal të Zi, Basha mesazh qytetarëve: Votoni partitë shqiptare!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter ftoi shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.

Lideri demokrat i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë vetëm për deputetët shqiptarë që janë në shërbim të shqiptarëve.

POSTIMI:

#votoshqip

Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare.

Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve.

pic.twitter.com/w9WqIA43YQ

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 27, 2020