Pas numërimit të 90 për qind të votave, lëvizja Evropa Tani ka shpalllur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Malit të Zi. Lëvizja “Evropa Tani” ka arritur që të sigurojë 26 për qind të votave, ndjekur nga aleanca “Së bashku” dhe koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”.

Koalicioni “Së bashku” (DPS-SD-LP-DUA) ka fituar 23.8 për qind, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” 14.8, koalicioni Demokratët dhe URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç 12.3 për qind. 2 mandate siguroi “Forumi Shqiptar” i Nik Gjeloshajt dhe një vend në Kuvend e mori Genc Nimanbegu me “Aleanca Shqiptare”.

Duke folur për mediat vendase, Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar tha se fituan dy mandate në zgjedhje dhe se shpreson që Mali i Zi të ketë një qeveri të qëndrueshme që do ta sjellë Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Ai përsëriti se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re