Vrasja e një aktivisteje femra të dielën, pikërisht para fillimit të zgjedhjeve presidenciale në Meksikë reflekton atmosferën para zgjedhjeve, ku kandidati i preferuar i së majtës, Andres Manu Lopez Obrador premton t’i japë fund dhunës dhe korrupsionit.

Fushata parazgjedhore tashmë ka regjistrar të paktën 145 vrasje politikanësh, sipas agjencisë kërkimore Etellekt, duke u renditur si më e përgjakshmja në historinë e Meksikës.

Në një vend të sunduar nga kartelet e drogës, gjatë vitit 2017 është shënuar një numër rekord prej 25.000 vrasjesh dhe ekziston besimi se klasa politike tradicionale mund të ndryshojë diçka nga ky realitet.

Nga ana tjetër, somdazhet tregojnë se meksikanët do të zgjedhin populistin Andres Obrador i cili mund të thellojë konfliktin me Shtetet e Bashkuara.

Në Meksikë, së bashku me zgjedhjet presidenciale, janë dhe zgjedhjet për 128 senatorë, si dhe për 500 deputetë në kongresin meksikan. /teshesh.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re