Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 23 536 anëtarë, ose 31.3% e anëtarësisë.

Ai tha se deri nesër në mesditë pritet të nxirret rezultati se cili do jetë fituesi.

“Janë 23 536 anëtarë që kanë votuar, deri në orën 13:00, diku te 31.3%. Procesi ka vazhduar normalisht. Ka ndonjë zëvendësim vëzhguesi të ndonjë kandidati në garë, por procesi vijon normalisht”, tha Gjana.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re