Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello e ka cilësuar procesin zgjedhor në PS si një nga më të suksesshmit.

 

E ftuar në studion e emisionit të mëngjesit 7pa5 në Vizion Plus, Bello tha se PS me zgjedhjet e fundjavës tregoi një demorkaci të brendshme dhe se respekton barazinë gjinore.

 

“Ky ishte një proces që shkoi shumë I sukseshshëm, që ishte përmbyllja e dytë e katër fazave që do të përfundojnë në dhjetor. Me zgjedhjen e delegatëve ditën e shtunë, proces që nuk pati asnjë problematikë dhe që dëshmoi se PS brenda këtij procesi tregoi një demokraci të brendshme si përherë.”

 

Për deputeten socialiste risi në këtë proces të brendshmë riorganizimit mbetet drejtimi i organziatave të PS me bashkëkryetar si dhe aplikimi i votimit elektronik.

 

E pyetur nëse zgjedhjet e brendshme të PS kanë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parkohshme, Bello e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

 

“Zgjedhjet e PS të brendshme nuk kanë lidhje me kërkesat e opozitës. Këto zgjdhje nuk lidhen as me kohë paqeje as me kohë lufte. Është një normalitet dhe do bëheshin pasi janë të parashikuara në Statutin e partisë.”

 

Ajo tha se mazhoranca do të shkonte në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse do të kishte protesta masive nga radhët e qytetarëve dhe jo anëtarëve të partive politike.

 

“Në zgjedhje të parakohshme do të shkonim vetëm nëse në Parlament mazhoranca nuk do të kishte 71 mandate apo nëse qindra mijëra qytetarë dhe jo anëtarë të partive politike të ishin ngritur në protesta të përditshme.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re