4 qershor Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot padinë e PD dhe LSI për qarkun Berat lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve si të pabazuar në prova dhe në ligj.

Kolegji Zgjedhor shqyrtoi sot ankimimet për Beratin nga PD e LSI, të cilat ankimuan vendimin e KAS.

LSI pretendonte mandat në Berat pasi diferenca me PS ishte 77 vota. Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.

Më herët Kolegji rrëzoi pretendimet e opozitës për rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën.

Në 9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës. /j.p/