RROGOZHINË- Prej më shumë se dy orësh vijon procesit i votimit në Bashkinë e Rrogozhinës. Ajo që bie në sy është se në pak kohë pjesëmarrja e votuesve është shumë herë më e lartë, në krahasim me zgjedhjet e 14 majit.

Kjo dyndje në qendrat e votimit vjen për shkak të tenperaturave të larta pasi qytetarët kërkojnë të shmangin orarin e pikut.

KQZ-ja raporton se deri në orën 09:00 pjesëmarrja është 5.34%, në krahasim me 14 majin ku kjo shifër nuk e kalonte 2%.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re