Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e dha rezultatin e tij.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Thaçi pohoi se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.

POSTIMI:

Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij.

Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.

Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re