Parlamenti europian ka kërkuar nga Serbia që të hetojë në mënyrë transparente të gjtha ankesat për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vitit të kaluar.

Përfaqësursi i komisionit europian Didier Reynders në debatin që u zhvillua në PE për zgjedhjet, tha se Beogradi duhet t’i zbatojë menjëherë të gjitha rekomandimet e OSBE si për zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe për ato lokale.

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Serbinë në zbatimin e këtyre rekomandimeve. Po ndjekim me vëmendje protestat në Serbi, pas zgjedhjeve. Më lejoni të nënvizoj rëndësinë dhe të drejtën e mbajtjes së demonstratave paqësore. Në të njëjtën kohë dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk është e pranueshme”, u shpreh Reynders.

Andreas Schieder i cili drejtoi misionin vëzhgues të Parlamentit Evropian renditi një sërë parregullsish përfshirë votuesit fantazmë, blerjen e votave si dhe raportimin e njëanshëm mediatik.

 “Qeveria duhet të veprojë. Por presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç nuk kanë vepruar në atë mënyrë, ata kanë kritikuar vëzhguesit e zgjedhjeve. Kjo është shumë problematike dhe mendoj se kritikat në raport janë të sakta”, tha Schieder.

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola voncramon deklaroi se zgjedhjet në Serbi ishin vjedhur e manipuluar. SIpas saj opozita e bashkuar do të kishte fituar beogradin nëse nuk do të ishin bërë parregullsi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re