Deputeti i Luginës në parlamentin serb, Shaip Kamberi, kërkoi që Tirana të marrë rol përbashkues të faktorit shqiptar në Serbi për zgjedhjet e pritshme serbe.

Serbia do të mbajë zgjedhjet parlamentare në muajin prill dhe deri më tani, përpjekjet e vakta të shqiptarëve për të dalë me një listë të vetme në këto zgjedhje kanë dështuar.

“Ka 30 vite ndasi që shqiptarët e kanë të pamundur të bëhen bashkë për shkak të ndasive të thella. Por duam të vazhdojmë përpjekjet. Një daljee me një listë të përbashkët do ta arrinte vetëm ndërhyrja e Tiranës dhe Prishtinës”, tha Kamberi tha në një intervistë për Zona Zero në Top News.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re