Ka nisur numërimi i votave në disa shtete në SHBA, pas votës së 3 Nëntorit, ndërkohë që është ende herët për të folur për kandidatin fitues. Si Biden ashtu edhe Trump kanë reaguar pas zgjedhjeve, duke u shprehur optimist në fitoret e tyre.
I pari që reagoi ishte Biden, i cili foli nga shteti i Delaëare para mbështetësve të tij. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Biden u shpreh optimist duke thënë se janë në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet.
“Mirëmbrëma Delaueire. Durimi juaj është për të duruar, por nuk e prisja të shkonte gjatë. Ne ndihemi mirë për atë ku jemi. Ne jemi në rrugën për të fituar zgjedhjet. Duhet të kemi durim, çdo votë duhet të numërohet.
Por ne jemi optimistë aty ku jemi, duket se kemi fituar në Arizona, kemi lajme të mira në Xhorxhia, jemi optimist për Usiconin dhe Miliuen. Ne do të fitojmë në Pensilvani. Jam optimist për rezultatin e dua t’ju përgëzoj të gjithëve”, tha Biden.
Pas deklaratës për shtyp që bëri kandidati demokrat, Joe Biden ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump. Trump ka preferuar që reagimin e tij të parë pas votimit në SHBA ta bëjë me anë të një postimi në Twitter.
“Unë do të bëj një deklaratë për shtyp sonte. Një fitorë e madhe”- shkruan Trump në Twitter.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
