Nga: Floriar_Arapi

Shqipëria dhe Turqia shkojnë në zgjedhje në të njëjtën ditë në 14 Maj. Turqia zgjedh presidentin dhe parlamentin, kurse Shqipëria në zgjedhje lokale. Është e natyrshme që në zgjedhje secila qeveri të tregoj arritjet e saj, në mënyrë që ti tregoj popullit të saj që ajo është e aftë të qeverisë dhe të kërkoj vazhdimësi.

Në këto zgjedhje Erdogan paraqet arritjet e tij ku rendit, zhvillimin e vrullshëm ekonomik, industrial, infrastrukturor etj. Duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme, Turqia ekonomikisht renditet vendi i 11 ne botë për sa i përket GDP (ppp), që është forma më reale e përllogaritjes së prodhimit të brendshem bruto, e cila llogarit Produktin e Brendshëm Bruto të bazuar në PPP, (barazinë e fuqisë blerēse). Ajo renditet pas Francës dhe Anglisë, me një diferencë të vogël. Franca 3.872 trilion dollarë, Anglia 3.846, Turqia 3.572 trilion dallarë. Të dhëna këto bazuar kjo në renditjen e FMN. Këtë do ta rendisja arritjen kryesore të Erdogan.

Pas kësaj, investimet në infrastrukturë kanë qenë të jashtezakonshme, aeroporti i madh i Stambollit, ura mbi Canakale që renditen ndër më të mëdhatë në bote. Shumë ura, autostrada, tunele, metro në të gjithë vendin.

Arritjet në industri; centrali bërthamor që do të prodhoje 1/10 e energjise se Turqisë, prodhimi i makinës vendase TOGG, lëshimi i satelitëve vendas etj.
Zbulimet e rezervave të mëdha të gazit dhe shpërndarja falas e gazit në familjet turke.

Arritjet në industrinë ushatarake, prodhimi i dronëve, aeroplanit ushtarak vendas i gjeneratës së pestë Kaan, prodhimi aeroplanmbajtëses vendase, helikopterët vendas, tanku vendas etj.

Arritje të tjera në fushën diplomatike dhe ushtarake, duke filluar nga roli i rëndësishëm në konfliktin Ruso-Ukrainas, fitorja e luftës së Azerbajxhanit, sbrapsja e pushtimit të Katarit, mbrojtja nga pushtimi i Tripolit kryeqytetit të Libise, mbrojtja e territoreve të kontrolluara nga opozita siriane, nga regjimi i Asadit dhe Rusia, etj.

Këto janë pak nga arritjet që mund të renditen për Erdogan dhe qeverinë e tij, por çfarë arritjesh mund të renditen për Ramën dhe qeverinë socialiste.

Një nga arritjet më të mëdha të Ramës dhe qeverisjes socialiste është bërja e Shqipërisë parajsë fiskale për trafikantët dhe mafian. Kjo kishte disa pasoja që qeveria i rendit si arritje, të cilat ishin:
– zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhave të huaja dhe vlerësimi i lekut sidomos në muajt e fundit me rreth 10 %. Tani një euro shkëmbehet me 110 leke dhe ka tendencën që të zhvlerësohet akoma më tej.
– Rritja e cmimeve të pasurive të paluajtshme, si pasojë e kërkesës që vjen kryesisht nga këto para, të cilët nuk pyesin për çmimin kur blejnë. Kjo gjë e ka bërë Tiranën ndër qytetet më të shtrenjta në Evropë. Kjo mund të ketë disa efekte pozitive në ekonomi por ka shkaktuar një thellim drastik të shtresave shoqërore. Me këto çmime shqiptarët e ndershëm, që janë shumica dërrmuese e popullsisë duhet të punojnë disa jetë që të blejnë një shtëpi të tyre.
– Ndërtimet e shfrenuara dhe shkatërrimi i urbanistikes se Tiranës. Në vitet e Erjon Velisë si kryebashkiak i Tiranës, lejet e ndërtimit janë shumëfishuar dhe përfundimisht kanë shkatërruar trashëgimëninë kulturore dhe urbanistikën e qytetit. Në një nga veprat më skadaloze, 5 metra larg nga Kulla e Sahatit dhe 15 metra larg nga xhamia e Ethem Beut, ndërtohet një ndërtesë gjigande që shkatërron gjithë pamjen historike shekullore të kryeqytetit.
– Rritja e rrogave. Si pasojë e një shteti mafioz nën pushtetin e trafikantëve dhe qeveritarëve bashkëpuntorë të tyre, shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria. Kjo shkaktoi një mungesë masive në vendet e punes dhe si pasojë kërkesë-ofertës pagat u rritën.
Nuk di se çfarë tjetër mund të paraqesë si arritje Rama në qeverisjen e tij, sepse nuk ka asnjë arritje thelbesore dhe veprimtaritë e qeverisë duken më tepër si shpenzime fondesh, rrugë me 20 milion euro për km, rrugë që janë nisur në kohen e Berishës dhe nuk jane përfunduar.

A kanë rendësi zgjedhjet turke për shqiptarët ?

Turqia është vendi ku jetojne shumica e shqiptarëve në botë, duke përfshirë edhe trevat shqiptare Shqipërinë dhe Kosovën. Pas pushtimit serbo grek të trojeve shqiptare në 1912 disa qindra mijera shqiptarë deri në 1 milion, u strehuan në Turqi dhe kjo vazhdoi edhe më pas deri në vitet 70. Si rrjedhim tani në Turqi jetojnë rreth 10 milionë shqiptarë, ndërsa në trevat shqiptare jetojne nga 5.5 deri ne 8 milion (duke përfshirë emigrantet e larguar). Ky fakt e bën Turqine njëherazi edhe shtet te shqiptarëve për shkak se më shumë se 10 % e popullsisë se saj janë me origjinë shqiptare, ose të paktën e bën një shtet tejet të rëndësishëm për shqiptarët. Pra me zgjedhjet në Turqi, kemi te bëjmë me zgjedhjet ne shtetin me numrin më të madh të shqiptarëve.

Megjithëse komuniteti i shqiptarëve në Turqi është kaq i madh dhe kaq i rëndësishëm, ai përmendet pak apo shumë pak nga shteti, mediat dhe opinionistët shqiptar, krahasuar psh me shqiptarët e Italisë ( arbëreshët) apo me komunitetet e tjera me shqiptarë në botë. Pas kësaj mosperkujdesje të shtetit shqiptar për shqiptarët në Turqi, duket qartë se fshihen tendenca për ulur lidhjet e shqiptarëve me Turqinë dhe tendenca për të minimizuar shumicën dërrmuese muslimane të kombit shqiptar, pra fshihet një fobi dhe një distancim nga Turqia dhe nga muslimanizmi.

Përveç këtyre egziston një përpjekje e ashpër e islamofobëve, për të armiqsuar shqiptarët me Turqinë, gjë e cila nuk duket aspak me shtetet që mbajnë të pushtuar më shumë se gjysmën e territoreve shqiptare dhe nga ku sistematikisht i kanë spastruar etnikisht shqiptarët, Serbia dhe Greqia apo edhe me pushtuesit në luftën e dytë botërore Italinë dhe Gjermaninë.

Faktori musliman në zgjedhje.

Përndryshe nga Turqia ku muslimanët janë aktor kryesor në betejat politike, në Shqipëri muslimanët megjithë numrin e madh, janë bërë si elefanti që tërhiqet prej hunde, apo si tepsia ku secili zihet për të marr thela. Në një mbledhje në fushatën e vitit 2017 Lulzim Basha, u kërkonte kryetarëve te Pd dhe kandidatëve të afroheshin dhe të pinin kafe pranë xhamive në kohën e taravive, që me prezencën e tyre të merrnin simpatine e muslimanëve.

Ndërkohë Rama dhe Veliaj kanë shkuar shumë më tej, duke përmendur dhe postuar rregullisht ajete dhe hadithe, si dhe duke bërë rregullisht iftare, apo duke plotësuar kërkesat e hoxhallarëve, disa prej tyre personale, por edhe disa komunitare.

Perla e fundit e Veliajt ishte videoja ku deklaron se ka kryer umren dhe tregonte vlerat e saj. Kjo video del 2-3 dite përpara zgjedhjeve. Kjo ishte pikërisht një nga vërtetimet për mjeshtërinë e gënjeshtrave të Veliajt. Një i krishterë protestant që shkon në umre përpara se të dëshmoj islamin ! Megjithatë me ndërmjetesimin e disa socialistëve brenda muslimanëve, çdo mashtrim bëhet i lehtë për tu pranuar.

Per sa i përket Berishës, ai e ka ndarë mendjen, atij nuk i interesojne aspak a fitojnë apo jo kandidatet e tij, a i marrin votat e muslimanëve apo jo. Ajo që intereson atij është mbajtja e kontrollit te partisë. Ai vazhdon armiqësinë e vazhdueshme ndaj muslimanëve apo Erdogan, i cili admirohet masivisht nga muslimanët në të gjithë boten. Njëherazi ai perpiqet ti tregoj perendimit se është armik i Erdoganit, në mënyrë që tju lëpihet e tju serviloset atyre dhe grekëve, prej të cilëve shpreson se do të vij në pushtet.

Në lidhje me këtë, në një takim të para pak ditëve me disa hoxhallarë, Belind Këlliçi iu përgjigj hoxhallarëve që i kërkuan llogari atij pse Berisha sulmon Erdoganin dhe Turqinë, duke thënë se unë jam musliman dhe mbiemrin e kam turk (këllëxh-shpatë) po skam ca ti bëj Saliut, sepse ai ka inat personal me Erdoganin.

Megjithë lajkat, mashtrimet apo premtimet e fushatës që shprehen ndaj faktorit musliman, realiteti duket qartë. Të treja partitë kryesore politike shqiptare, ushtrojnë diskriminim të qartë fetar ndaj muslimanëve, duke i anashkaluar ata nga administrata shtetërore dhe nga postet politike.

Kryeministri Rama është një ortodoks i konvertuar ne katolik. Kryetari i LSI është një bektashi (hiqet si musliman) por e gjithë familja e tij, gruaja dhe fëmijët janë konvertuar në katolik. Berisha hiqet si musliman, por është personi që shpreh armiqësine më të madhe ndaj muslimanëve, në mënyrë permanente. Iu shërben grekëve duke nxjerre edhe të vdekurit nga varri dhe duke i bërë ushtarë grekë dhe së fundi vendos edhe kriminelin vrasës të shqiptarëve Fredi Belerin si kandidat në Himarë. Megjithë këto, aleanca dhe qëndrimi i tij kryesor dhe i përhershëm ka qenë, katolikocentrizmi.

Për të ilustruar diskriminimin e muslimanëve në Shqipëri, do bëj disa pyetje që s’kanë nevojë për përgjigje.
A është e rastesishme që për kryetar të Bashkisë së Tiranës të kandidoj Erjon Veliaj një protestant, që i përket një pakice fetare që nuk është as 0,5 %, e popullsisë ?
A është e rastësishme që për PS në Kavajë të kandidoj Redjan Krali, një i krishterë ortodoks, kur Kavaja është 98 % musliman ?
A është e rastësishme që për PD në Elbasan të kandidoj Luciano Boci, një i krishterë katolik, ndërkohë që në Elbasan katolikët nuk janë as 1 % dhe muslimanët janë më shumë se 80 apo 90% ?
A është e rastësishme që Korca të sundohet rregullisht në pjesën dërrmuese të administratës ( duke përfshirë edhe kryetarin e bashkisë) nga ortodoksët ndërkohë që muslimanët jane më shumë se 70 % e popullsisë ?
A është e rastësishme që Vangjush Dako, një i krishterë ortodoks, të drejtoj Durrësin për disa mandate dhe më pas ta drejtoj në hije, ndërkohë që më shumë se 70-80 % e popullsisë së Durrësit janë muslimanë ?
A mund mendohet ndonjëherë që në Mirdite të kandidoj një kandidat musliman ?

Dikush mund të thotë se po i fryjmë ndasisë fetare. A nuk i fryhet ndasisë fetare kur në mënyrë të vazhdueshme sundon një pakice 1 % deri në 30%, tek shumica muslimane ? Apo mos thoni se janë bërë te gjitha rastësisht. Nëse janë bërë rastësisht, pse ska ndodhur ndonjëherë e kunderta rastesisht ? Pra që të vendosej një kandidat musliman në Mirdite, Lezhë apo Himarë, ku të krishterët janë qartazi shumicë.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re