Teksa zgjedhjet presidenciale në Turqi kanë shkuar në balotazh, ku raundi i dytë do të mbahet në 28 maj, ku do të garojnë presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan përballë kandidatit kryesor të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Kemal Kilicdaroglu ka dërguar një mesazh uniteti dhe optimizmi për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve në Turqi, duke theksuar se do t’i fitojë zgjedhjet.

“Njerëzit e mi të dashur, që nga dje po punojmë pa ndërprerje. Mos u dëshpëroni. Unë do të ngrihem, dhe do t’i fitojmë këto zgjedhje së bashku. Në fund të çdo gjëje fjalën do ta thotë vetëm kombi ynë”, shkruan Kemal Kilicdaroglu në Tëitter, pak orë pas votimit që u mbajt dje, të dielën, në Turqi.

Kilicdaroglu thotë se është gati për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Dy pretendentët për president në Turqi, Erdogan dhe kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu, të dy thanë se janë të sigurt për fitoren pas votimit që u mbajt të dielën e 14 majit.

Erdogan me besim deklaroi para një deti mbështetësish në mes të natës se “do t’i shërbejë vendit edhe për pesë vjet të tjera”.

Kundërshtari i tij shprehu gjithashtu bindjen e tij, duke u premtuar mbështetësve të tij se “ne do të fitojmë patjetër në raundin e dytë”, duke përmendur “nevojën e shoqërisë për ndryshim”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re