Në 10 ditë Botëror futbolli, i vetmi zhvillim që po e konkuron eventin e madh të Rusisë janë zgjedhjet e kësaj të diele në Turqi. Të gjithë janë sy e veshë, duke ndjekur numërimin e çdo vote.

Ato janë më të rëndësishmet e 15 viteve në këtë vend, por bartin një rëndësi dhe në nivel global. Fuqizimi i vrullshëm dhe i fuqishëm i Turqisë nën Erdoganin ka bërë që trazohen ekuilibrat e interesave gjeopolitike e gjeostrategjike.

Një pjesë e botës, sidomos Perëndimi, kërkon humbjen e tij, pasi ka humbur kontrollin mbi vendin e madh në kufi me Lindjen nga prestigji dhe sovraniteti ekonomiko-ushtarak erdoganist. Ndërsa bota islame, me pak përjashtime për shkak interesash gjithashtu gjeostrategjike e gjeopolitike, kërkon vazhdimësinë e Erdoganit në pushtet, që pos të tjerash e sheh dhe si model frymëzues në raport me krizën e modeleve që vuan prej dekadash.

Nga numërimi i deritanishëm, Erdogan kryeson bindshëm ndaj rivalit republikan Muharrem Inçe të CHP-së, e gjithashtu dhe si forcë politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re