Gruaja turke Rumeysa Gelgi, e cila ka sindromën Weaver dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si gruaja më e gjatë në botë, ka votuar sot në zgjedhjet në qytetin turk Karabuk.

Zyrtarët e bordit zgjedhor në qarkun Safranbolu e çuan kutinë e lëvizshme të votimit në lagjen Emek, në shtëpinë e saj, me një shtat 2.15 metra të lartë.

Gelgi tha se vitet e kaluara ka shkuar për të votuar në qendrën e votimit, por këtë vit ka përdorur një kuti të lëvizshme, për të cilën tha se ishte shumë e dobishme.

“Unë dua më të mirën për vendin tim. Kam votuar, faleminderit,” tha shkurt Gelgi.

Qytetarët e Turqisë sot votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke zgjedhur mes tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për parlamentin, i cili ka gjithsej 600 vende. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re