U mbyll sot në orën 16:00 afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete.

Në Universitetin e Tiranës janë 3 kandidatët për rektor, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani, të cilët shpallën kandidaturën pasi Ministria e Arsimit dhe Sporteve përcaktoi 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Por ndërsa kjo datë u kundërshtua nga shumë akademikë, duke u nisur nga situata e krijuar me përhapjen e pandemisë, duket se qeveria nuk i ka marrë parasysh.

Më herët edhe rektori aktual Mynyr Koni vendosi të mos njohë Këshillin Institucional Zgjedhor si të ligjshëm. Ai shkarkoi nga detyra 5 anëtarët e KIZ, ndërkohë që Senati i UT-së është shprehur se këta të fundit duhet të ushtrojnë mandatin deri në përfundim të zgjedhjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re