Skip to content

Zgjedhjet në universitete/ Shahini i përgjigjet PD-së: Merruni me kauza reale, jo absurditete

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, sqaroi vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në universitete. Ajo i quajti absurde deklaratat e PD-së për “beteja opozitare” dhe kërkoi që ata të angazhohen në kauza ë përmirësojnë arsimin.

“Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete. Përderisa nuk kishim siguri se data e mëparshme mundësonte gjithëpërfshirjen e studentëve, u detyruam ta shtyjmë atë. Vendim ky, i ndërtuar mbi propozimet e vetë studentëve dhe i koordinuar me të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, përfshirë edhe zyrën e Presidentit.

Në këtë kontekst, deklaratat e PD-së për “beteja” opozitare janë absurde. Në vend të sajimit të kauzave të paqena, do ndihmonte shumë politikëbërjen arsimore sikur energjitë opozitare të kanalizoheshin në kauza reale që do të përmirësonin cilësinë dhe menaxhimin në arsim.”, shkroi Shahini në Facebook.