Rektori i Universitetit të Tiranës ka bërë me faj disa rektorë, të cilët sipas tij, kanë penguar procesin e zgjedhjeve për organet e reja drejtuese në UT. Përmes një letre të hapur, ai thotë se një ditë para mbledhjes për të diskutuar për zgjedhjet, disa nga antarët e Senatit Akademik kanë kërkuar shtyrje për shkak se nuk është respektuar afati 7-ditor.

 

“Kjo është sa qesharake, po aq edhe e paimagjinueshme, sidomos për çështjen në fjalë dhe rëndësinë që ka ajo.”

 

Ai i akuzoi senatorët se gjithçka u bë për tyë penguar procesin e zgjedhjeve. Sipas tij, justifikimet e nxjerra janë qesharake.

 

“Një numër i caktuar senatorësh, nga Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Shkencave Sociale, si dhe 4 (katër) studentët senator, zgjodhën të mos vinin, duke bojkotuar në këtë mënyrë mbledhjen e Senatit Akademik; duke krijuar artifica dhe justifikime qesharake dhe aspak në dinjitetin e profesoratit dhe të rolit dhe të funksioneve që ka një anëtar i Senatit Akademik, sidomos kur bëhet fjalë për çështje kaq të rëndësishme, siç janë zgjedhjet për autoritetet dhe organet drejtuese të reja në Universitetin e Tiranës; si dhe, respektimin e afateve kohore për hartimin dhe miratimin e Rregullores së Zgjedhjeve të UT, mbi bazën e të cilës, do të zhvillohen këto zgjedhje.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re