Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përfshirë në një debat me gazetarin Denis Dyrnjaja në lidhje me zgjedhjet e 14 Majit.

Në studion e emisionit Open, gazetari u shpreh se zgjedhjet nuk janë vjedhur por janë manipuluar dhe se rezultati nuk ndryshon nga pretendimet që ka nxjerrë opozita për zgjedhjet.

Pas deklaratës së tij reagoi ashpër deputeti demokrat i cili i tha gazetarit se ka nevojë për “restart” pasi sipas tij është bllokuar.

Pjesë nga debati:

Noka: Këto janë dokrra. 1.3 milionë zgjedhës janë syrgjynosur nëpër qendra të ndryshme. E faktuar kjo. 180 mijë zgjedhës kanë shkuar në QV dhe i thanë që nuk e kanë emrin aty. Nuk ka kurrë pjesëmarrje 100%. Ne prandaj kemi propozuar votimin e detyrueshëm.

Dyrnjaja: Nuk janë vjedhur zgjedhjet. Janë manipuluar por jo vjedhur. Rezultati nuk ndryshon nga ajo që pretendoni ju. Më sill prova këtu, nuk shoh prova. Ma sill një të vetme.

Noka: Do dalin, janë me qindra provat. Do i nxjerrë OSBE-ja.

Dyrnjaja: Mazhoranca ua la dopio gjashtën në dorë. Le t;i tërhiqnit komisionerët nëse do ishte kështu rezultati, por po prisnit rezultat.

Noka: Nuk tërhiqemi nga zgjedhjet ne. Nuk je në terezi ti zotëri. Duhet të të bëj restart se je bllokuar komplet.

Dyrnjaja: Unë nuk kam problem, le të shfryjë.

Noka: Unë hyra në zgjedhje pa logo mor zotëri.

Dyrnjaja: Mos të hyje, hyre për të fituar meqë e more këtë vendim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko