Janë numëruar 4282 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në gjithë qarqet, teksa janë numëruar shumica e kutive në 12 qarqet e vendit.
Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 609,409 vota, ose 52.5% të totalit kombëtar.
Koalicioni PD-ASHM renditet i dyti me 394,920 vota, që përbëjnë 34.0%, duke konfirmuar rolin si blloku opozitar kryesor.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ruan një pozicion të qëndrueshëm si parti se re, me 42,467 vota ose 3.7%, duke qenë subjekti i tretë më i votuar në rang kombëtar, më pas PSD me 39,089 vota.
Ndërkohë, Partia Mundësia ka marrë deri tani 34,022 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 16,082 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 609,409 vota – 52.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 394,920 vota – 34.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 41,153 vota – 3.7%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 42,467 vota – 3.7%
Partia Mundësia – 34,022 vota – 2.9%
Lëvizja Bashkë – 16,082 vota – 1.4%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 14,645 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 4,545 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,361 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,716 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 805 vota – 0.1%