Partia Demokratike është paraqitur ditën e sotme pranë KQZ-së ku ka dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Në dokumentin i cili mban firmën e kreut të partisë, Lulzim Bashës, PD-ja i kërkon KQZ-së regjistrimin e saj si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Më herët, KQZ-ja jka njoftuar se afati i fundit për partitë politike është 15 shkurti, kur dhe mbyllet mundësia për tu bërë pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Deri më tani janë regjistruar 10 parti dhe 2 kandidatë të pavarur.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re