Home POLITIKA Zgjedhjet për bashkitë pa kryetar, Gjekmarkaj: Nuk trembemi, jemi gati për fitore. Berisha s’ka peshë

Zgjedhjet për bashkitë pa kryetar, Gjekmarkaj: Nuk trembemi, jemi gati për fitore. Berisha s’ka peshë

0
Zgjedhjet për bashkitë pa kryetar, Gjekmarkaj: Nuk trembemi, jemi gati për fitore. Berisha s’ka peshë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nënkryetari Agron Gjekmarkaj, edhe pse është më i riu në lidershipin e Partisë Demokratike, nuk heziton të mbajë një qëndrim, duke u shprehur gati për zgjedhjet e parakohshme vendore, ndryshe nga drejtuesit e tjerë të partisë që deri tani kanë heshtur.

“Partia Demokratike vjen nga një proces që, nëse nuk do të masakrohej, do të ishte fituese. Ka frymë dhe ka njerëz, kështu që ne nuk i trembemi asnjë gare elektorale, kurdo që ajo të jetë. Po flisni me nënkryetarin e PD-së dhe ky është një qëndrim”, thotë Gjekmarkaj në një intervistë për A2 CNN.

Sipas nënkryetarit të demokratëve, nëse mbështetësit e Berishës do të sfidojnë kandidatët e Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore, me qëllim për t’i kërkuar atij më pas dorëheqjen, nuk do të arrijnë asgjë. “Ata që nuk mbështesin kandidatët e PD-së, sigurisht i bie që do të mbështesin kandidatët e Edi Ramës, ose të LSI-së. Zoti Basha matet me rezultate politike dhe me zgjedhje politike”, thotë Gjekmarkaj.

Protestuesit që e presin Bashën në takimet me bazën e demokratëve, thotë se i kujtojnë Hysni Milloshin. “Më duken guerilje nga pakica shumë, shumë të vogla”.

Propozimi se kjo krizë në PD mund të zgjidhet me votën e anëtarësisë, Gjekmarkajt nuk i duket bindës për sa kohë kryetari, rikujton ai, u konfirmua vetëm pak muaj më parë. “Sigurisht, Sali Berisha është person i rëndësishëm që ka ndjekësit e tij, por nuk është ai përcaktuesi i fluksit të votave në PD”.

Gjekmarkaj pranon se përjashtimet nga Partia Demokratike i disa deputetëve dhe anëtarëve i kishin lënë shije të hidhur, por shpjegon përse nuk shikonte zgjidhje tjetër. “Je i detyruar të marrësh disa vendime sado që shkaktojnë debat, e të ndjekin nga pas, por duhet t’i marrësh. Nuk mund t’i përkufizosh si të mira, apo të këqija, por logjike”.

Gjekmarkaj u caktua nënkryetar i PD-së dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit. Dy detyra të rëndësishme që nuk i konsideron si promovim. “Nuk shijohen postet në këtë kohë, por përgjegjësi e madhe. Para tyre, ke dy zgjedhje: o të tërhiqesh, o ta pranosh me idenë që mund të kontribuosh në zgjidhjen e krizave”.

Emërimi i tij si nënkryetar i PD-së, u konfirmua nga këshilli kombëtar duke zëvendësuar në këtë detyrë Alfred Rushajn, pas dorëheqjes së këtij të fundit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë