Këtë të shtunë zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

 

Në garë janë aktualisht tre kandidatë pasi dy prej tyre janë tërhequr. Pjesë e garës janë Ylli Gurra, që është myfti i Tiranës, Bujar Spahiu, aktualisht nënkryetar i KMSH dhe Gramoz Blliku, myftiu i Lushnjës.

 

Ndërkohë të premten është tërhequr nga gara drejtuesi aktual Skënder Bruçaj ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune para votimit është tërhequr edhe myftiu i Kukësit Islam Hoxha.

 

Ndërkohë për të fituar këtë post Kryetarit duhet të marrë 2/3 e votave, (61 vota) nëse pjesëmarrja është 100%, nga 91 votues që janë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re