Komisioni i Rithemelimit ka hapur garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

 

Komisioni i Rithemelimit njofton se kanidatët kanë kohë të paraqesin kanidaturën deri më datë 7 maj.

 

“Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;2. Curriculum Vitae;3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.”