Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për gazetarët para Kuvendit, tha se procesi për zgjedhjen e ri të kryetari të PD-së duhet të jetë transparent dhe të mos manipulohen votat. Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së pritet të mbahen me 29 Korrik dhe në garë për këtë post janë Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

“Të mos manipulohen votat dhe procesi të jetë i hapur. Simptomat e dikurshme të proceseve masovike dhe sovjektike në PD kanë marrë fund.”, tha Alibeaj ndërsa u pyet se pse nuk vendosi që të kandidojë përballë Bashës. Ai tha se synimi i tij ishte të mbante “gjallë” PD nga luftërat brenda dhe jashtë partisë.

“Unë e kam bërë të ditur edhe në deklaratën time të mbarimit të mandatit si drejtues të PD në një vit e pak, dhe jam shumë serioz në të gjitha ngarkesat dhe detyrat që marr në parti. Mund ta them me plot gojën se ka qenë shumë e sukseshme në kuptimin jo vetëm të rezultatit por të asaj çfarë ishte synimi i PD pas dy vitesh lufte nga jashtë edhe brenda.

Me Ramën nga njëra anë dhe me Berishën e Metën nga ana tjetër. Ishte pikërisht ky që PD të dilte gjallë jo vetëm në numra por edhe në kuptimin e koshiencës”, tha Alibeaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re