Në mbledhjen e sotme (15 qershor) të Kryesisë së PD -së janë marrë disa vendime në lidhje me organizimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Mësohet se një nga vendimet është mbledhja e Këshillit Kombëtar, i cili do të mbahet më 20 qershor në orën 12:00, i cili do të këtë në rend të ditës miratimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të emëruar në kryesinë e Partisë.

Duke njoftuar vakancën e kryetarit të Këshillit Kombëtar mbledhja  do të hapet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe njofton grupin drejtues te punimeve me përbërje anëtarët e Këshillit Kombëtar:

Flutura Açka

Kreshik Çollaku

Arbi Agalliu

Ndërkohë për ndjekjen e procedurave për njoftimin e mbledhjes, verifikimin e anëtarëve pjesëmarrës dhe publikimin në faqen zyrtare njoftohet Sekretari i Koordinimit Elektoral, sektori për zgjedhjet ligjore dhe zgjedhore dhe sekretari organizativ.

KOMISIONI ZGJEDHOR

Komisioni Zgjedhor, i miratuar nga shumica e Kryesisë së PD, do të drejtohet nga Jemin Gjana, ndërsa anëtarë do të jenë Indrit Sefa, Enriketa Papa, Gazment Koduzi, Xhemal Bushati, Aurora Domni, Myzafer Elezi, Anëtar, Rezart Kthupi dhe Ervis Xhako, ndihmës.

Ndërkohë pranë Komisionit Zgjedhor, secili kandidat paraqet kërkesën për kandidim brenda datës 20 Qershor 2023.

Fushata zgjedhore për kryetarin e ri zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 korrik 2023. Ndërsa zgjedhjet për kryetar të PDSH zhvillohen në datë 29 korrik 2023. Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor zhvillohet brenda muajit shtator 2023.

Kujtojmë që Kryesia e PD u mblodh me kërkesë të 1/5 së anëtarëve të saj.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re