Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare kanë komentuar zgjedhjet e djeshme lokale 2023, ku në një deklaratë për mediat ngritën shqetësimet pas vëzhgimit në qendrat e votimit.
Përfaqësuesja e KSHH-së, tha se janë denoncuar raste të shumta shkeljesh gjatë procesit të zgjedhjeve por KQZ ka reaguar vetëm për një dhe se këto kanë cenuar integritetin e procesit.
Skëndaj: Vëzhgimi i operatorëve të PEI apo komisionarëve, krijojnë premisa të dëmshme për presione dhe cenon integritetin e procesit. KSHH ka denoncuar shkelje të veçanta në KQZ për të marrë masa, por ka reaguar menjëherë vetëm për një rast dhe nuk i shërbeu procesit të votimit për personat e paautorizuar. Pati raste kur komisionerët u hasën probleme, ku në bashkinë Lezhë komisioni nuk pranuar vërejtjen nga KSHH, dhe vëzhguesi unë është larguar.
Ndërsa përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare tha se prezenca e personave të paautorizuar ka intimiduar votuesit dhe policia ka reaguar shumë vonë për t’i larguar këta të fundit.
Përfaqësuesi i Qëndresës Qytetare: Gjatë procesit zgjedhor janë evidentuar problematika të shumta, prezenca e paautorizuar në qendrat e votimit në territorin e qendrave, dhe kanë intimiduar votuesit, në bashki si Elbasan, Kukës e Shkodër. Një pjesë e këtyre personave ishin pjesë e administratës, duke përdorur postin për presion ndaj qytetarëve dhe se nuk pati reagim nga ana e policisë. Votimi elektronik, ekrani i pajisjes nuk ishte transparent pasi ishte mbuluar me ngjitës dhe nuk duket emri i kandidatit. Përdorimi i celularëve janë evidentuar në qendrat e votimit dhe për të fotografuar votën.