Ditën e sotme zhvillohen zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë e cila i paraprin Kuvendit të 30 prillit.
Anëtaren e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hadarmataj gjatë intervistës për “Fax News” ka thënë se deri tani në njësinë numër 2 në kryeqytet votimi po ecën shumë mirë me një pjesëmarrje të kënaqshme.
Gjithashtu Hadarmataj nuk ka pa shënjestruar edhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejt Alibeajn për të cilin tha se nuk mban asnjë funksion legjitim në selinë blu.
“Siç po e shikoni ka interes të madh për të votuar , pritet gjatë gjithë ditës që të ketë fluks pasi dega dy është shumë e madhe në Tiranë. Kjo pjesëmarrja quhet ditë e mirë, është ditë pushimi dhe deri tani kanë votuar rreth 150 demokratë, dita është përpara deri në orën 18:00. Gjitha degët do të zgjedhën krerët në mënyrë që të zhvillohet kuvendi i 30 prillit. Kuvendi i 30 prillit të gjithë delegatët që do të mandatohen do të votojnë Këshillin Kombëtar për PD dhe më pas do të vendoset për datën e zgjedhjes së kryetarit të ri. Pasi të zgjidhet Këshilli Kombëtar do të merren vendime të rëndësishme në PD.
Apelimi i Alibeaj – “Me pak fjalë gjithë e kuptojnë se Gjykata ka luajtur me dy standarde. Kam këtu parasysh rastin kur Gaz Bardhi në emër të PD depozitoi kërkesën për njohjen e kuvendit të korruikur të 2021, më pas ankimoi kuvendin e 11 dhjetorit. Tashmë në të njëjtën kohë u depozitua një ankimim për gjykatësin Zhupri. Alibeaj nuk mban asnjë funksion në PD dhe nuk është i legjitimuar.
Pjesëmarrja e ulët e pretenduar – “Nëse këta që presin në radhë nuk janë demorkatë dhe ata që nuk duan nuk i shikojnë. Janë një grup njerëzish që po përpiqen të baltosin demokratët. Njërit nga kandidatët do ti kërkoj ndjesë pasi ishte një person që ka marrë pjesë në gjitha takimet e Bashës deri sa ai u largua nga selia”, tha Hadarmataj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
