Gazetari Ben Andoni, i ftuar në emisionin “Pushtet”, në Fax Neës, ka komentuar situatën brenda selisë së Partisë Demokratike, ku më 13 qershor pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë.

Andoni u shpreh se kandidatët e PD-së nuk duhet të harxhojnë energjinë e tyre duke u takuar me kryedemokratin Basha pasi sipas tij ka faj në këto zgjedhje.

Gazetari shtoi se Basha ka më shumë premisa të jetë sërish kryetar i Partisë Demorkatike.

“Në pikëpamjen time më shqetëson fakti që ka pasur një ngurrim shumë të madh për sa i përket goditjes që është bërë në kupolën e PD-së, kjo për shkak se ishte një goditje e madhe nga zgjedhjet.

Një mospritje e duhur që analiza të shkonte fillimisht në bazë dhe pastaj të kalonte sipër. Nga ana tjetër në momentin që ky proces u nis nga PD-ja duhet të jemi të ndërgjegjshëm që pas viteve 90 disa përballje të tilla politike në parti. Këto janë parë më pak në PS dhe madje jam në mendimin që LSI është shumë zhgënjyese në të gjithë strukturën e vet megjithëse se pretendojnë se janë demokratik.

PD-ja ka rezultuar që ka humbur pak nga ai sens që ka patur në kohën kur ishte zoti Berisha. Edhe atere ka pasur probleme, por atëherë janë përballur me shqetësime dhe kanë pasur kandidatura dhe të tjera. Duhet të kishte pak më shumë kohë për kandidatët, nga ana tjetër në vend që të harxhojnë kaq energji që po harxhojnë këto ditë duke u takuar me Bashën, që për mendimin tim ka faj jo të pakët për këto zgjedhje.

Shqetësimi i madh që ka publiku shqiptar është se këta votues duhet të nxjerrin një kandidaturë dhe ta sponsorizonin dhe idetë e tyre ti përconin. Kuptohet që është zoti Kadilli, por nuk e ka mbështetjen aq të madhe nga grupimi tjetër. Me gjithë shqetësimin e madh që ka publiku për zgjedhjet brenda PD-së që PD-ja ka misionin për të ndicuar, nuk e di në do të jetë me zotin Basha, por duket që i ka premisat me zotin Basha.

Kushdo që fiton është i dënuar që këtë parti ta cojë në fitore. Kjo është ajo që i bashkon të gjithë shqiptarët në këto momente. Këtë e lidh pak me të zonit Gjana që e dinte se do ta kryesonte këtë komision, duhej të kursehej me komentet ndaj zotit Basha.

Këto zgjedhje do të krijojnë përcarje, sepse në këto momente mungon një personazh, zoti Berisha unë e shikoj pak të larguar nga politika, qoftë prej moshës.

Është dicka më shqetësuese sepse dëgjova zv e Brendshëm që gjatë fushatës mori vendimet e ministrit të Brendshë. Kur pash konfirmimin e tij që krimi në Shqipëri që tani ka dhe origjinë të huaj, kjo është më tepër se shqetësuese. Dhe këto debate që bëhen për drejtimine PD-së më duken shumë shumë të kota. Krimi është dhe zoti Sulaj e ka parë në zonën e vet dhe është i frikshëm dhe jemi të pazotët ta mbulojmë.

Puna e parë e PD-së është të kalojë këtë ngërc të madh dhe të tregoj një parti që të jetë mbi këto sherre të vogla. Unë mendoj që Basha duhet të reflektojë dhe të kuptojë shumë mirë që ka një parti me vlera. PD-ja duhet të ketë kontribut në vendin tonë por duhet ti bëj Ramës të qartë se duhet të fillojë menjëherë reformat.”, u shpreh Andoni.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re