Partia Demokratike ka njoftuar se nuk do të ketë një kandidati për zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit. Në një reagim të degës së PD në Kukës, thekson se kjo vjen si nevojë për të mos thelluar përçarjen e krijuar.

 

“Në këto rrethana Partia Demokratike, me përgjegjësi të plotë deklaron se nuk do të dalë me një kandidat për zgjedhjet e datës 24 shtator për Bashkinë e Kukësit.

 

Partia Demokratike nuk do të bëhet kurrë “trau I dytë” I humbjes, në dëm të demokratëve dhe qytetarëve kuksianë.Partia Demokratike qëndron fuqimisht në mbrojtje të interesave të kuksianëve, në mbështetje të tyre dhe po punon fort për ringritjen,bashkimin dhe unifikimin e të gjithë strukturave.Partia Demokratike do të luftojë që sëbashku ti rikthejme dinjitetin e nërpërkëmbur të qytetarëve kuksianë nga interesat e momentit, të kujtdo qofshin ato.

 

Koha, do të jetë treguesi më I mirë.”, thuhet në njoftim.

Sipas PD zyrtare, shkak për këtë është mospranimi i grupimeve të komanduara nga Rama, për unifikim të një kandidati të përbashkët.

 

 

“Kjo garë nuk duhet absolutisht të jetë një garë për pazare dhe qoka oligarkësh mes rilindasve te Ramës dhe përfituesve të PL së Metës.

 

Megjithatë, në rrethanat kur PD, institucionet e saj lokale dhe qëndrore, këmbëngulën për më se dy muaj për një bashkim gjithëpërfshirës të faktorëve opozitarë ne Kukës, me qëllimin e vetëm kthimin e qeverisjes lokale tek e djathta,në shërbim të qytetarëve, çdo kërkesë e jona u pa se ra në vesh të shurdhët”, thuhet më tej në reagim.

 

Kjo e premte ishte dhe afati i fundit që PD e “Bashës” të regjistronte kandidatin e saj në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Kukës.

 

Nga ana tjetër, opozita do të kandidojë me Emri Vatën, i cili do të garojë nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re